22:58 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Babai i dëshmorit Hakif Zenjullahut viziton të birin në ditën historike!

Dita e sotme do të mbetët e shënuar në historinë e Kosovës. Qytetarët e pritën me shumë gëzim këtë ditë.

Përveç gëzimit, u kujtuan edhe ata që dhanë jetën për këtë ditë, shkruan Indeksonline.

Njëri nga ata që kujtoj dëshmorët ishte edhe babai i Hakif Zenjullahut që kujtoi të birin në ditën historike.

Foton e babit pranë varrit të Hakif Zenjullahut e postoi mbesa e tij, Floretë Zenjullahu që është asambleiste në Podujevë.

““Ëndrra për liri realitet – Mbrojeni”, ishte mbishkrimi i asambleistës.

Hakif Zenjullahu ishte bashkëluftëtarë i komandantit Zahir Pajaziti. Të dy bashkë me Edmond Hoxhën ranë dëshmorë me 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë pas një prite nga forcat serbe./Indeksonline/