16:27 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Babai i Dua Lipës në Prishtinë, merr një dhuratë nga ky këngëtar kosovar (Foto)

Dikur këngëtar, tani babai i Dua Lipës është menaxher i vajzës së tij që ka bërë famë botërore. Dukagjin Lipa së fundmi është duke qëndruar në Shqipëri dhe Kosovë. Ai përgjatë këtyre ditëve po takohet me miq të tij, ndërsa po viziton edhe pjesë të ndryshme shqiptare, shkruan Indeksonline.


Dukagjini në Prishtinë sot është takuar edhe me këngëtarin kosovar Dren Abazi, e ky i fundit ia ka dhuruar albumin e tij. Kjo dhuratë duket që i ka pëlqyer atij sepse Dukagjini e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, teksa në instastory shihet Dreni duke dhënë autografin./Indeksonline/