18:41 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Babai i Dua Lipës promovon rivierën shqiptare (Foto)

Shpesh familjarët e të famshmëve kanë zënë një vend të veçantë në mediat rozë, madje ata përfolën për çdo gjest që bëjnë.

Edhe babai i Dua Lipës, Dukagjini shumë herë ka qenë në fokus të komenteve në rrjete sociale.


Dikur këngëtar, tani menaxher i vajzës së saj, ai nuk harron asnjëherë prejardhjen dhe vendlindjen e tij, shkruan Indeksonline.

Dukagjini këtë vikend e ka kaluar në Shqipëri, teksa ka ndarë me ndjekësit e tij disa pamje të rivierës shqiptare. Një promovim ky tejet i mirë nga ana e tij, duke marrë parasysh se ai ka një numër të madh ndjekësish./Indeksonline/