Babai i Griezmannit “kapet” me Setienin: “Ti je vetëm një pasagjer, nuk i ke çelësat e skuadrës”

Inkuadrimi i Antoine Griezmannit në minutën e 90-të kundër Atletico Madridit ka bërë që trajneri i Barcelonës, Quique Setien të kritikohet.
Ai në një konferencë shtypi tha se nuk ka se pse t’i kërkojë falje francezit, transmeton Indeksonline.
Rreth kësaj deklarate ka reaguar babai i Griezmannit, Alain përmes një postimi në Instagram.
“Të flasësh për këto lloj bisedash duhet t’i kesh çelësat e kamionit (ekipit), por kjo nuk është çështja, ti je vetëm një pasagjer”, u shpreh ai.
Barzimi i Barcelonës kundër Atletico Madridit mund të jetë ndeshja ku katalunasit e kanë humbur titullin./Indeksonline/
