75 Mall Live Search
13:47 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Babai i guximshëm pengon 4 hajnat që i hynë në shtëpi dhe tentuan t’ia vjedhin Audi Q3

Një baba shkatërroi një bandë të cilët e sulmuan shtëpinë e tij për vjedhje duke dashur të vjedhin edhe celësat e tij të makinës së re Audi Q3.

Katër burra dëmtuan dorezën e dyfishtë, por u tronditën kur Gareth Miller zbriti në katin e poshtëm dhe i gjeti ata.

Miller vrapoi pas grupit për t’i parandaluar të vjedhnin atë.

Ai thotë se u zgjua nga zhurma që kishte dëgjuar në katin e poshtëm e pastaj kishte dëgjuar edhe një erë sikur të ishte duke u djegur dicka.

Ai kishte shkuar poshtë dhe kur kishte parë hajnat kishte thirrur gruan për t’i lajmëruar policinë.

“Kur më panë ata tentuan të ikin duke kapërcyer mbi gardh. Por dy arritën ta kalojnë përderisa dy të tjerë mbetën dhe unë u hodha mbi ta. Njëri e kapa për fyti dhe e hodha në dysheme.

“E mbajta në dysheme me dorën dhe gjunjtë, ndërsa me dorën tjetër ia hoqa maskën dhe e dërgova në shtëpi derisa erdhën poliica”, tha ai.

Policia arriti brenda pesë apo dhjetë minutave dhe arrestoi të dyshuarin.

Pas tij u arrestuan edhe tre të tjerët./Indeksonline/