75 Mall Live Search
19:05 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / LB

Babai i Hashim Thaçit: Ditë e natë në shi e në bore e në fund në burg, shumë i padrejtë është gjykimi i tyre

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi është shprehur se ndjehet “shumë i mërzitur” kur i shikon dhe i ndjek seancat gjyqësore që po zhvillohen nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të luftës.

Thaçi për emisionin “Five” të Dukagjinit tha se të rralla janë ato seanca gjyqësore që i ndjek nga televizori.

Babai i Thaçit për vizitën e tij në Hagë me 19 maj tha se së bashku me bashkëshorten e tij kanë qëndruar tri orë së bashku me djalin e tyre por që nuk është takuar edhe me ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

“Pak zor, kemi kaluar mire, kemi qëndruar tri orë në Hagë. Nuk u takova me ish-krerët e tjerë të UÇK-së. Nuk u doke që po mërzitet. Kërkush prej tyre nuk ka hyrë për vetën e tyre. Koftë drejtësia, po bëhet mire. Se a beson në drejtësi, ai tha se po. Ditë e natë në shi e në bore e në fund në burg. Shumë e padrejtë është gjykimi I tyre”, tha ai.

Haxhi Thaçi rrëfente edhe të “hjekurat” që ushtarët e luftës dhe ish-krerët e UÇK-së janë përballur gjatë kohëve të vështira të luftës dhe në temperaturat e ulëta të dimrit.

“Të drejtit I ndihmon Zoti. Kur vijke këtu me shok, krejt qorapat me lëkurë, motra e vet ja ka largu e ja ka dath prej mrazi. Para sabahi e ka hjek shumë, jo veç ai po krejt kanë hjek”, shtoi ai.