Babai i Lamine Yamal veçse ka nisur festën në Paris, para ndarjes së Topit të Artë

Tensioni dhe pritshmëritë janë në kulm në Paris vetëm pak kohë para se të ndahet Topi i Artë 2025.
Të gjithë sytë janë drejtuar nga Lamine Yamal, 18-vjeçari që ka revolucionarizuar FC Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle.
Mes këtyre emocioneve, babai i tij, Mounir Nasraoui, ndodhet tashmë në kryeqytetin francez dhe ka filluar të tërheqë vëmendje para galasë.
Nasraoui, me origjinë marokene dhe piktor profesionist, ka qenë prezent në çdo hap të karrierës së djalit të tij.
Nga negociatat me La Masía gjatë momenteve më të vështira, deri te mbështetja e vazhdueshme në rrjetet sociale, ai ka qenë një figurë qendrore në zhvillimin e Lamine.
Prania e tij në Paris nuk është thjesht simbolike: ajo përfaqëson kulmin e një udhëtimi që nisi në fushat e futbollit të të rinjve në Mataró dhe që tani mund të arrijë majën e futbollit botëror.
Disa orë përpara galasë, Mounir kishte ndarë tashmë përmbajtje në Instagram nga Paris, duke pozuar në një studio pranë reperit francez La Fouine, i cili mban një fanellë të Barçës.
Ky gjest u interpretua si shenjë besimi se djali i tij do të shpallej fitues në “Théâtre du Châtelet”.
Ngjarha po mbahet tanimë (e hënë), më 22 shtator, me Yamal që është një nga yjet e natës.
Nëse fiton, Lamine Yamal do të bëhet futbollisti më i ri që ngre Topin e Artë, duke thyer rekordin e vendosur më parë nga Lionel Messi dhe Ronaldo Nazario.
Konkurrenca e tij kryesore është ylli i PSG-së, Ousmane Dembélé, i cili ka pasur një sezon brilant.
Fitorja e mundshme e Yamal nuk do të jetë vetëm një arritje personale, por edhe një konsolidim i epokës së re të FC Barcelonës, e cila ka besuar tek ai si një shtyllë e projektit sportiv të klubit.
Për familjen Yamal, kjo galë ka shumë më tepër rëndësi sesa një ceremoni. Prania e Mounir në Paris është një kujtesë e rrugëtimit që kanë bërë, pengesave që kanë kapërcyer – duke përfshirë sulmin që ai pësoi në 2024 – dhe qëndrueshmërisë që i ka sjellë deri këtu.
Nëse Lamine fiton, do të jetë një triumf i përbashkët që do të mbajë po aq peshë emocionale sa edhe rëndësi sportive.