18:41 / E Hënë, 30 Janar 2023 / AR

Babai i Ledianit flet për lidhjen e të birit: Nuk e kam takuar Elhaidën, s’ndërhyj mes tyre!

Prej javësh çifti më i ri i showbiz-it shqiptar, Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj janë në qendër të mediave rozë, pasi pranuan publikisht se janë në një lidhje.

Lidhur me raportin e dyshes ka reaguar edhe babai i balerinit, koreografi i njohur, Pëllumb Agallijaj, i cili në një intervistë për “ABC e Mëngjesit” nga Baku i Azerbajxhanit, tha se Elhaidën nuk e ka takuar ende, por që si çdo prind do lumturinë e fëmijës.

“Nuk ka natë që mos të flasim bashkë. Veprimi i tyre është mes tyre dhe unë nuk mund të ndërhyjë në këtë muhabet. Është dëshira e tyre dhe unë nuk ndërhyjë mes tyre. Me thënë të drejtën çdo prind do që ta shohë fëmijën e tij të lumtur. Me thënë të drejtën, unë nuk kam pasur asnjëherë kontakt, ka inçizuar disa klipe, është këngëtare shumë e mirë me vlera artistike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për botën. E kam shumë të vështirë, të jap mendim për këto gjëra se i zgjidh vetë rinia”, tha ai.