75 Mall Live Search
14:34 / E Premte, 07 Maj 2021 / Blerim

Babai i Mason Mount çuditet nga tifozët që kërkuan largimin e djalit të tij nga formacioni

Babai i Mason Mount, Tony ka folur me gazetarin Fabrizo Romano në lidhje me futbollistin e Chelseat.

Ai foli rreth situatës kur tifozët kërkuan largimin e mesfushorit nga formacioni i Bluve të Londrës, shkruan IndeksOnline

“Njerëzit thoshin se Mason Mount do ta humbiste vendin e tij në formacion. Më kujtohet kur fola me të dhe ai më tha: Kurrë askush nuk do ta zë vendin tim, unë do të bëhem edhe më i fortë. Dhe ai e bëri këtë”, ka thënë Tony

Futbollisti anglez tani është i pazëvendësueshëm te Chelsea edhe me trajnerin nga Gjermania, Thomas Tuchel.

Kujtojmë që Mount shënoi një gol në fitoren e Chelseat 2 me 0 kundër Real Madridit./IndeksOnline/