20:07 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Babai i Neymar me dy fjalë tregon të rejat për kthimin e djalit të tij te Barcelona

Mediat e afërta me Barcelonën kanë raportuar sot se Neymar është afër rikthimit te skuadra katalonase. Madje sipas “Mundo Deportivos”, ylli brazilian e ka thirrur pesë herë Barcën dhe e dëshiron me çdo kusht rikthimin te kjo skuadër.

Por, “Fake News” janë këto raportime sipas babait të Neymar. “Janë lajme të rreme, janë “Fake News”. Nuk ka patur asnjë kontakt më të voglin, as që do të ketë. Dëshira është të qëndrojë në PSG” ka thënë babai i futbollistit.

Lidhur me këtë, babai i Neymar ka shpërndarë edhe lajmet në rrjetet sociale me shiritin si “Fake News”./Indeksonline/