Babai i Neymar po qëndron në Barcelonë për të diskutuar rikthimin në Camp Nou
Babai i brazilianit Neymar dhe përfaqësuesit ligjorë të futbollistit janë duke qëndruar sot në Barcelonë.
Ata po negociojnë një transferimin e sulmuesit në nga Paris Saint Germaini në Camp Nou.
Neymar ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022 por nuk është i kënaqur në Francë dhe ka kërkuar të largohet.
Para dy vitesh braziliani ishte transferuar për 222 milionë euro në Paris.
Sipas mediumeve spanjolle, Barcelona do të ofroj Dembelen apo Coutinhon plus para për të rikthyer Neymarin. /Indeksonline/