75 Mall Live Search
13:32 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Babai i Neymar: Tifozët të flenë të qetë, ai nuk dëshiron të largohet

Kontrata aktuale e Neymar me skuadrën franceze do të përfundojë në qershor të vitit 2020.

Pavarësisht nga interesimi i Real Madridit dhe Manchester United, sulmuesi brazilian nuk dëshiron që të largohet nga PSG.

Sipas babait të Neymar, sulmuesi brazilian do të bisedojë të ardhmen për kontratën e tij me Paris Saint-Germain.

“Tifozët mund të flenë të qetë, Neymar nuk do të largohet, ai nuk dëshiron që të largohet nga Paris Saint-Germain, dhe ai dëshiron që të ndihmojë PSG-në që të fitojë tituj”,

“Ka shumë klube që ëndërrojnë për Neymarin, mendoj se është normale”, është shprehur babai i Neymar. /IndeksOnline/