13:20 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Babai i pesë fëmijëve kërkon para për t’u blerë atyre dhurata për Krishtlindje

Një baba i pesë fëmijëve është duke kërkuar nga njerëzit që ta ndihmojnë atë për t’u blerë fëmijëve dhuratat e Krishtlindjeve.

Ben Buckley thotë se nuk ka para të mjaftueshme për të trajtuar familjen e tij si duhet për Krishtlindje dhe kështu që ndjehet i turpëruar.

32 vjeçari ka hapur një faqe ‘GoFundMe’ me shpresë për t’i dhënë familjes së tij një festë krishtlindje të lumtur.

Ben duhej të kujdesej për gruan e tij shtatzënë kur ishte i sëmurë, gjë që e kishte lënë atë të shqetësuar për gjendjen financiare, transmeton Indeksonline.

“Kam turp, por nuk më pëlqen ideja e të qenit një rast bamirësie. Nuk më pëlqen te ndihem sikur po kërkoj diçka”, ka thënë ai.

Gjatë një shtatzënie të ndërlikuar, partnerja e Ben-it, Kirsty pësoi një infeksion të mushkërive dhe duhej t’u jepej oksigjen në spital.

Vajza et yre u lind këtë muaj, por Ben kishte zvogëluar orarin e tij të punës për t’u kujdesur për partneren dhe tani nuk ka të holla.

“Kirsty përfundoi në spital dy ose tri herë me një infeksion të mushkërive kështu që unë duhej të merrja kohë për ta ndihmuar atë. Fryma e saj ishte e lodhur dhe duhej të merrte oksigjen në spital për disa ditë. Kontrata ime në punë ishte vetëm 24 orë në javë, por punoja edhe jashtë orarit në 45 rë, por mbeta shumë keq për disa muaj pa marrë pagën time të plotë”,ka thënë ai.

“Më duhet vetëm pak ndihmë. Kjo duhet ët jetë një kohë e lumtur për të gjithë ne, por nën sipërfaqen et ë gjithave për mua dhe partneren time, nuk është asgjë tjetër veç shqetësim pasi nuk kam çfarë t’u japë fëmijëve”, ka shkruar ai në GoFundMe./Indeksonline/