16:47 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Babai i Rita Orës takohet me regjisorin anglez që bëri film për luftën në Kosovë

Babai i Rita Orës është takuar rastësisht në Los Angeles me regjisorin anglez Jamie Donoghue.

Ata janë ndaluar për një kafe, ndërsa këtë moment e ka postuar Besniku në llogarinë e tij Instagram, përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë që Jamie ka bërë regjinë e filmit të shkurtë “Shok”, i cili flet për luftën në Kosovë, projekt ky kinematografik që bëri histori, pasi që është i pari që u bë pjesë e nominimeve në Oscars në vitin 2016./Indeksonline/