Babai i saj feston ditëlindjen, Rita me urim emocionues

Besnik Sahatçiu Ora, babai i Rita Orës sot ka festuar ditëlindjen.
Padyshim që në këtë ditë të veçantë për familjen Ora nuk ka munguar edhe një urim publik nga e bija e tij, Rita.
Ylli shqiptar me famë botërore postoi disa fotografi nga fëmijëria, ku ajo shihet pranë babait të saj, me mbishkrimin:
“I dashur baba, faleminderit që më udhëzove gjithmonë në rrugën e duhur. Jam shumë me fat që të kam, saqë numëroj yjet e mi të fatit çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen”.