75 Mall Live Search
16:23 / E Diele, 15 Mars 2026 / AR

Babai i Selin për Mirin: Nuk jam pishman, i qëndroj fjalëve të mia deri në vdekje

Në një lidhje telefonike në “Fan Club”, ishte babi i Selin ku foli per Selin dhe lojën e saj në Big Brother Vip 5, dhe për deklaratat e Rogertit se ai ndodhet në burg. I pyetur nga moderatorja, që nese i qëndron fjalëve që ai ka thënë për Mirin, ai u përgjigj duke thënë që i qëndron fjalëve për Mirin deri sa të vdesë., ndërsa shtoi se ka “neveri për atë person”.

“Unë në këto momente ndodhem si kokrra e mollës, ashtu si ka thënë edhe vajza ime. Jam në Afrikë të Jugut. Unë jam shumë mirë edhe mund të bëjmë edhe një video call edhe e shikoni sa mirë që jam. Për deklaratën që kam bërë për Mirin, nuk jam pishman zero. I qëndroj fjalëve të mia deri në vdekje.

Selin është njeri i besës edhe në asnjë moment nuk e nomininoi Mirin deri sa e pa si është e vërteta. Edhe për besën që i dha atij në fillim të programit, e ka mbajtur atë besë deri në fund, derisa e kuptoi që e ka keqpërdorur këtë besë. Mos më bëni më pyetje për atë, e kam neveri, nuk dua të flas më edhe t’i jap vlera më atij. Unë jam shumë krenar për vajzën time, e kam mbretëreshë “, tha babi i Selin në një lidhje telefonike.