21:54 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Babai i Shkodranit iu jep fund thashethemeve, tregon ku do të luaj djali i tij

Shkodran Mustafi është përmendur se mund të largohet nga Arsenali drejtë Romës gjatë këtij afati kalimtar.

Por babai i tij, Kujtim Mustafi ka hedhur poshtë mundësinë se djali i tij mund të largohet nga “Emirates” gjatë këtij afati kalimtar.

Ky është lajm për mua“, tha babai dhe agjenti Shkodranit, Kujtim Mustafi për romanews.eu.

Nuk ka asgjë pas kësaj, ai nuk kishte asnjë kontakt me Romën ose ndonjë skuadër tjetër italiane“.

Shkodran Mustafi u bashkua me Arsenalin në vitin 2016 nga Valencia për 41 milionë euro. /IndeksOnline/