75 Mall Live Search
10:03 / E Diele, 05 Prill 2026 / B XH

Babai i vajzës raporton dhëndrin në Polici për dhunë fizike ndaj saj

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Shtërpcë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi mashkull ka njoftuar se dhëndri i tij po ushtronte dhunë ndaj vajzës së tij, me të cilën është i martuar.

Gjatë intervenimit policor, nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie pa leje.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.