“Babai i vaksinës” bën parashikimin e zymtë për koronavirusin!

Prof.Dr. Ugur Sahin është një ndër shkencëtarët më të famshëm aktualisht për shkak se së bashku me bashkëshorten Özlem Türeci shpikën vaksinën kundër koronavirusit.
Por, pavarësisht se tani i është gjetur “ilaçi”, Sahin bëri parashikime të zymta në lidhje me koronavirusin duke theksuar se ai do të qendrojë gjatë me ne.
Shkencëtari u shpreh në një konferencë në Londër se koronavirusi do të bashkëjetojë për të paktën 10 vite me njerëzimin deri në zhdukjen e plotë të tij.
“Do të na duhet të ridimensionojmë atë që ne quajmë normalitet. Virusi do të qendrojë edhe për 10 vite me ne”, u shpreh Sahin.