Babai i vëllezërve Inzaghi fle i qetë, djemtë i ndahen në paqe

Vëllezërit Inzaghi, Simone dhe Filippo janë ndarë në paqe në ndeshjen e xhiros së 12-të të Serie A.
Benevento dhe Lazio kanë barazuar me rezultat 1-1, shkruan Indeksonline.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë shënuan të parët me anë të sulmuesit Ciro Immobile në minutën e 25-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Schiattarella në minutën e fundit të pjesës së parë.
Me këtë barazim, Lazio mbetet në vendin e tetë me 18 pikë derisa Benevento është në vendin e 13-të me 12 pikë. /IndeksOnline/