22:37 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / G T

Babai i Xhakës, Ragipi reagon pas fitores së Leverkusenit: Graniti është kampion, urime nga zemra për këtë arritje!

Skuadra e Bayer Leverkusenit arriti fitore minimale 1:0 ndaj Kaiserslautern në Kupën e Gjermanisë me golin e vetëm të shënuar nga Granit Xhaka.

Dhe pikërisht për këtë gol të Xhakës dhe këtë sukses historik ka reaguar babai i futbollistit, Ragipi, shkruan Indeksonline

“Me shumë krenari dhe emocion dua ta urojë birin tim Granitin pasi fitoi Kupën e Gjermanisë me Bayer Leverkusen. Me një gol të jashtëzakonshëm, ai e drejtoi skuadrën e tij drejt fitores dhe na bëri të gjithëve të ndjehemi të bekuar. Granit, je një kampion i vërtetë dhe inspirim për të gjithë. Mburrem me ty për çdo të arritur tënde. Urime nga zemra për këtë arritje të mrekullueshme”, shkruhet në postimin e Ragip Xhakës

Kujtojmë që ky ishte titulli i dytë gjatë këtij sezoni për Granit Xhakën me ekipin e Leverkusenit. Përveç Kupës së Gjermanisë, Leverkusen fitoi edhe titullin e Bundesligas../Indeksonline/