Babai i Yamalit krahason djalin e tij me Messin: Për mua, Lamine është më i miri!

Lamine Yamali është një prej lojtarëve më të mirë në Euro 2024.
Babai i tij, Mounir Nasraoui u paraqit në një intervistë, ku mori pyetjen në lidhje me “bekimin” e Lionel Messit, shkruan Indeksonline
“Bekimi i Leo-s ndaj Lamines? Apo nga Lamine te Leo. Për mua, djali im është më i miri”, u shpreh babai i futbollistit të Barcelonës.
Kujtojmë që Lamine shënoi një eurogol në fitoren e Spanjës ndaj Francës, duke u bërë golashënuesi më i ri në histori të Euro-ve.
Të dielën, më 14 korrik, Spanja luan finalen e madhe të Euro 2024 ndaj Anglisë./Indeksonline/
Lamine Yamal's father Mounir Nasraou on the moment with Messi…
— EuroFoot (@eurofootcom) July 11, 2024
"Blessing from Leo to Lamine? or from Lamine to Leo. For me, my son is the best!" 😂❤️pic.twitter.com/d0xwDzdJTJ