Babai me të meta psikike, sulmon me brisk djalin e tij 31 vjeçar

Gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës është raportuar edhe për dhunë në familje.
Një person, i moshës 31-vjeçare ka raportuar në polici të jetë sulmuar me brisk nga babai i tij, i moshës 64-vjeçare, bëjnë të ditur burime të IndeksOnlinet.
Rastin në fjalë për IndeksOnlinen, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:00. Viktima ka raportuar se është sulmuar me brisk nga babai i tij, i cili besohet të ketë probleme psikike. Për të dyshuarin ka edhe raste të tjera për dhunë në familje. Ne e kemi konsultuar edhe prokurorin që t’i bëhet një trajtim psikologjik. Rasti procedohet në mënyrë të rregullt”, ka thënë Osmanollaj. /IndeksOnlinen/