Babai nga Lipjani njofton policinë: Vajza ime është dhunuar nga një person

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për një rast dhunimi.
Burime të IndeksOnlinet, bëjnë me dije se një person nga Lipjani (babai) ka raportuar në Policinë e Kosovës, se vajza e tij ishte dhunuar nga një person.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit ndalohet 48 orë, ndërkohë që hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
“Lipjan 23.11.2020 – N.N. Ankuesi mashkull kosovar (më 24.11.2020-02:00) ka raportuar se dyshohet që viktimën femër kosovare, e ka dhunuar i dyshuari mashkull kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit ndalohet 48 orë.”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/
/Foto ilustrim/