Babai nga Prishtina rrah vajzën, ajo e raporton në polici

Rastet e dhunës në familje janë të përditshme në raportet e Policisë së Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Një rast i dhunës në familje, ka ndodhur në mesditën e së premtes. Pas pesë ditësh që ishte rrahur nga babai i saj (ngjarja kishte ndodhur më 11 dhjetor), vajza e kishte raportuar në polici rastin, duke treguar se kishte pësuar edhe lëndime trupore.
Në lidhje me këtë rast siç bën të ditur policia, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/