Babai njofton policinë: Vajza ime e mitur u sulmua seksualisht

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një sulm seksual.
Një person ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur është ngacmuar seksualisht nga një person, shkruan IndeksOnline.
“Magjistralja Ferizaj- Prishtinë, 25.03.2021 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij të mitur është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull. Njësiti policor është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh./IndeksOnline/