75 Mall Live Search
23:38 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Babai pranon se vrau gruan dhe foshnjen 3 javëshe, këtë të fundit e pa si rival në dashuri!

Një baba xheloz ka treguar se ka vrarë djalin dhe gruan e tij.

Babai, Denis Beytula goditi dy herë me thikë foshnjen 3 javëshe- Andrei Stefanin dhe gjashtë herë partneren e tij Andreea Stefan.

Beytula, i cili mendoi se foshnja ishte rival për dashurinë me të dashurën e  tij, mund të dënohet deri në 23 vite burg, shkruan The Sun- transmeton Indeksonline.

Menjëherë pasi që i ka vrarë djalin dhe gruan ai ka thirrur policinë.

“Unë thjesht vrava fëmijën dhe gruan time”, citohet të ketë thënë ai.

Një oficer policie që hyri në shtëpi e gjeti fëmijën Andrei të goditur me thikë, i cili ishte shumë i gjakosur. Ai tentoi ta shpëtonte atë mirëpo ishte shumë vonë.

Zonja Stefan ishte në dyshemenë e korridorit, poashu me plagë të shumta në trupin e saj. /Indeksonline/