75 Mall Live Search
12:58 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Babai që e kërkoj vrasësin e të birit për 17 vite (Foto)

Një baba në Kinë e kërkoj vrasësin e të birit të tij për 17 vite, deri sa vrasësi doli para drejtësisë. Djali i vetëm i Wang Gouhuas, Lin Peng u vra me 6 shtator të vitit 2001 në një dhomë bilardoje ne qytetin Fuqing, transmeton Indeksonline.

Lin Peng i cili në kohë kur u vra ishte 17 vjeçar, u vra një nxënës me emrin He Lei.  Para se të ndodhte krimi të dy kishin pasur probleme me njëri tjetrin.

Pasi që policia nuk kishte arritur të gjente asgjë rreth rastit, Wang kishte vendosur që të fillonte vetë kërkimet.

Wang kishte kërkuar në 10 provinca gjatë këtyre 17 viteve.  Ndonjëherë i kishte rënë të priste me javë e muaj në një vend që të shfaqej vrasësi.

Pasi që arriti ta sillte para drejtësisë, ai u shprehë i çliruar por ishte i mërzitur pasi që nuk mund ta kthente djalin e tij. /Indeksonline/