14:33 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Babai që mban tri puna ia plotëson vajzës dëshirën, duke blerë fustanin e saj të ëndrrave (Video)

Një baba nga Penssylvania i cili mban tre puna i kishte thënë vajzës së tij se nuk mund t’ia ofronte fustanin që ajo donte për semi-maturë, por ai gjeti mënyrën për t’i kursyer të holla dhe për t’ia bërë surprizë asaj.

Nevaeha Smith kishte shkuar për ta vizituar babin e saj në punë dhe kur ajo mbërriti, ai hapi një qese në të cilën ishte fustani i saj.

Kur ajo e  hapi atë, e pa se brenda ishte pikërisht fustani i ëndrrave të saj, të cilën ajo e kishte dashur aq shumë.

Nga gëzimi ajo fillon të qaj dhe nuk mund ta lëshoj babin nga përqafimi./Indeksonline/