Babai raporton djalin në polici: Ka vjedhur ari dhe argjend, e ka shitur me çmime të ulta në Prishtinë

Një person ka raportuar në polici për një vjedhje.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se djali tij kishte vjedhur ari dhe argjend, të cilat i kishte shitur në argjendari të ndryshme në Prishtinë me çmime shumë të ulëta. Gjithashtu i dyshuari i parë më 07.09.2020 me forcë nënës së tij ia kishte marrë telefonin celular të vlerës rreth 60 euro dhe e kishte shitur tek i dyshuari dytë për 25 euro. Është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim të cilit i dyshuari i parë dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari dytë lirohet me procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/
Foto Ilustrim