09:22 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / OSH

Babai raporton në Polici: Vajza ka ikur nga shtëpia dhe më s’është kthyer

Një baba nga Gjilani, më saktësisht fshati Livoç i epërm ka raportuar në Polici se vajza e tij ështe larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Ai ka treguar se e njëjta është larguar nga shtëpia me datën 30 korrik.

Siç njofton policia tutje, rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/