Babai raporton në polici zhdukjen e djalit

Një person është raportuar i zhdukur në Prishtinë.
Rasti në polici është raportuar nga babai i viktimës.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, ankusi ka raportuar se djali i tij është larguar nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij, raporton indeksonline.
Rasti ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.
Policia ka nisur hetimet rreth këtij rasti. /Indeksonline/