20:29 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Babai realizon fotografitë si vajza e tij, ajo merr njoftime të tilla çdoherë që futet në Facebook

Shtimi i numrit të prindërve në rrjetet sociale shpesh herë mund të çojë në të gjitha llojet e sikleteve për fëmijët.

Ka mesazhe të ndryshme për ditëlindje, komente interesante, por edhe postime.

Një baba vazhdoi edhe më tutje. Pothuajse çdoherë që Riley Anderson, 14 vjeçare hynë në Facebook, ajo merr një njoftim se babai i saj, Jonathan Russell, 33 vjeçar ka postuar një fotografi në profilin e saj.

Fotografitë të cilat realizoheshin në baza javore, tregojnë Jonatanin teksa imiton vajzën se si ajo pozon, transmeton Indeksonline.

Por, Riley nga Kanada thotë se nuk i vie turp për këtë madje i duket shumë qesharake dhe e këndshme.

“Është gati një vit që bën të njëjtën gjë dhe tani s’kam çfarë bëjë vetëm qeshem. Në fillim mu duk paksa e turpshme, por unë dhe babai kemi një marrëdhënie të mrekullueshme dhe e bëjmë njëri-tjetrin për të qeshur”, tha ajo./Indeksonline/