Babai rrah vajzën në Shtime

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmjen e 7 gushtit, në Shtime.
Një person dyshohet të ketë sulmuar fizikisht viktimën, e cila është vajza e tij.
Policia ka njoftuar se, si pasojë e sulmit, e bija e të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore.
Të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin policisë.