75 Mall Live Search
12:20 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Babai sfidon vetën, ha tërë ditën ushqim fëmijësh sikurse djali i tij i vogël

Një baba vendosi që mëngjesin e një dite të bëj diçka interesante me veten dhe djalin e tij të vogël.

Ai nga mëngjesi filloi të ha e të pi atë që e bënte pikërisht i vogli i tij, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Për gjithçka babai e pyeste djalin se çka dëshiron të ha e çka të pi. Ai si fëmijë i vogël hante gjëra me pak kalori dhe në sasi të vogël.

Mirëpo, këto ushqime nuk i mjaftonin babait, i cili në çdo moment thoshte se është i uritur dhe pyeste pandërprerë djalin çka dëshiron të hajë.

Në mbrëmje, babai filmon vetën duke thënë se është shumë i uritur, derisa djali i vogël thotë se dëshiron të flejë. /Indeksonline/