20:42 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Babai shpik shishen në formë gjiri, që prindërit ta kenë më të lehtë ta ushqejnë foshnjën

Një baba i frustruar nga vështirësitë e të ushqyerit të fëmijës së tij tre muajsh gjatë natës, ka shpikur një shishe radikale të re në formë gjiri për t’ua lehtësuar jetën prindërve.

Ayal Lanternari tha se së pari filloi të mendonte rreth dizajnit duke pritur që të ngrohej qumështi për  djalin e tij, Danielin, në mes të natës.

“Lloji i shisheve është projektuar në kokën time”, tha ai për CNN.

Ai e përmendi idenë tek një shok inxhinier tjetër biomedik, Asaf Kehat, dhe të dy vendosën të ndjekin idenë dhe të bëjnë atë realitet.

Kështu, përveç formës së gjirit që do u jep fëmijëve një ndjenjë më të mirë, kjo do shishe mundëson që qumështi të nxehet në një kohë shumë më të shkurtër për shkak të formës së saj.

Në këtë mënyrë, prindërit mund të kursejnë më shumë kohë të tyre kur të zgjohen gjatë natës, e po ashtu t’ua përgatisin më shpejt qumështin fëmijës që pret të ushqehet./Indeksonline/

Foto: Inxhinieri dhe babai- ideatori i shishes.