75 Mall Live Search
22:01 / E Diele, 25 Shtator 2022 / AR

Babai shqiptar dyshohet se ushtroi dhunë ndaj foshnjes 4 muajshe, përfundon në spital në gjendje kritike

 E rëndë në Greqi. Një foshnjë katër muajsh ndodhet e shtruar dhe e intubuar në gjendje shumë të rëndë në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”.

Sipas ERT, gjithçka nisi pasditen e së shtunës kur prindërit e tij e morën nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë në spitalin e Kyparissias pasi fëmija kishte konvulsione.

Mjekët që e kanë ekzaminuar kanë konsideruar se ai duhet të dërgohet në spitalin e Kalamatës, siç është bërë mbrëmjen e së shtunës. Kur foshnja mbërriti në Kalamatë dhe u kontrollua nga mjekët, u pa e nevojshme intubimi i tij dhe transferimi në spitalin e Athinës, gjë që u bë.

Në të njëjtën kohë, mjekët kanë njoftuar policinë pasi kanë zbuluar se fëmija vuante nga sindroma e lëkundjeve dhe kishte të nxira në trup. Babai 20-vjeçar i fëmijës, shtetas shqiptar, ka udhëtuar me foshnjën drejt Athinës, por pak më pas është arrestuar nga autoritetet.

Ai ndodhet aktualisht në policinë e Mesinisë, pasi ndaj tij është ngritur një çështje për dhunë në familje dhe nesër paradite pritet të dalë në prokurorinë e Qiparisisë.