75 Mall Live Search
08:28 / E Martë, 06 Maj 2025 / A. M.

Babai ther për vdekje vajzën 15-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një person ka therur për vdekje vajzën e tij 15-vjeçare.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

Ai tha dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij dhe dy vajzat.

Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10-vjeçare  është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për trajtima mjekësor në QKUK.

I dyshuari tashmë është arrestuar.