12:29 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Babai tradhtoi nënën për 11 vite, punon si këshilltar… nuk e prisnim nga ai!”

Për “The Sun”, një 22 vjeçar ka kërkuar ndihmën e psikologut, rreth tradhëtisë që babai i bëri nënës së tyre.

Sipas po të njëjtit, nëse do të bëhej fjalë për një tradhti më të shkurtër ndoshta edhe do ta kishin falur, por po i njëjti u tradhtoi nënën për 11 vite rresht, transmeton Indeksonline.

Derisa nëna e tij ishte e sëmurë dhe vuante nga kanceri, ai po kënaqej me tjetrën, thotë ky djalë i ri.

Ai punonte këshilltar lokal, dhe jo rrallë herë u jepte këshilla nga më të ndryshmet … andaj edhe nuk e priten nga ai!

Lexoni rrëfimin e tij të plotë:

Tash e 11 vite babai im kishte qenë duke e tradhtuar nënën time, dhe unë kurrë nuk kam dyshuar në një gjë të tillë. Unë jam tej mase i zemëruar dhe poashtu ndihem i turpëruar që jam djali i tij.

Unë jam 22 vjeç dhe punoj si shitës, do të doja të isha diku tjetër por notat e mia nuk ishin mjaft të mira.

Nga ana tjetër, vëllai im është 17 vjeç dhe është në vitin e fundit të provimeve, ai dëshiron të vazhdoj studimet dhe aktualisht po kalon nëpër një fazë paniku. Unë nuk dua t’i tregojë atij lajmin e tmerrshëm rreth tradhëtisë së babait, pasi që mund të ndikojë në provimet e tij, por ai do ta ndiejë se diçka nuk po shkon në rregull.

Por, nuk mund ta kursejë edhe gjatë, pasi që babai im është këshilltar lokal dhe kjo ka të bëjë me moralin.

Babai im na mësoi që çdo herë të jemi të sinqertë. Ndoshta do ta kisha falur aferën e tij nëse do të kishte qenë vetëm për disa javë, por jo kaq gjatë.

Ai është 56 vjeç dhe unë mund ta justifikoja një shkëputje të shkurtër, por 11 vite është gjysma e jetës sime. Nëna ime, është 53 vjeç dhe ajo është shumë e mërzitur për të!

Ata kishin festuar vetëm një herë martesën e tyre, ajo i ka thënë atij të largohet, kurse ai po këkon punë në anën tjetër të vendit dhe unë nuk dua ta shoh më përsëri.

rezulton se ai i ka dhënë paratë e tij të zonjushës, kur nëna jonë po luftonte për të paguar faturat.

Derisa ai po kalonte kohë me të dashurën e tij, nëna jonë po vuante nga kanceri i gjirit kurse unë po kujdesesha për të dhe vëllaun e vogël.

Ai poashtu i ka dhënë paratë asaj zonjushës tjetër, kurse nëna jonë po luftonte për të paguar faturat e shumta.