75 Mall Live Search
08:51 / E Enjte, 20 Mars 2025 / G T

Babain e ka legjendë të Italisë, por Louis Buffon vendos të luajë për Kombëtaren e Çekisë

Djali i legjendës së futbollit italian, Gigi Buffonit, Louis Thomas Buffon ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Çekisë.

Buffoni i ri është lindur dhe rritur në Itali, por ai ka shikuar interesat personale dhe të karrierës për të luajtur me Çekinë dhe jo Italinë, shkruan Indeksonline

“Unë fola me familjen time dhe vendosem së bashku. Ishte më mirë për karrierën time futbollistike, për zhvillimin tim si lojtar. Nëna ime sigurisht që ishte shumë e lumtur. Por edhe babai im ishte tejet i emocionuar, sepse u ftova për herë të parë.

Image

“Kam lindur dhe rritur në Itali, por mendoj se kam qenë 100 për qind profesionist dhe mendoj se punën time e bëjë më së miri. Çdo ndeshje do jetë e rëndësishme për mua, qoftë kundër Italisë apo ndonjë kombëtareje tjetër’, u shpreh Buffon

Kujtojmë se nëna e Louis Thomas Buffon, Alena Seredova është nga Çekia dhe ishte e martuar me legjendën italiane, por që u ndanë gjatë vitit 2014./Indeksonline/

Chi è e in che ruolo gioca Louis Thomas Buffon, il figlio di Gigi convocato  dal Pisa | Goal.com Italia