Babë e bir rrihen nën ndikimin e alkoolit, policia e Kosovës jep detaje
Policia e Kosovës gjatë ditës së premte në Rahovec ka arrestuar dy persona të dyshuar, babë e bir, pasi të njëjtit janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.
Sipas njoftimit zyrtar, të njëjtit dyshohet se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e incidentit.
Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

