10:37 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Babë e bir sulmojnë dhe kërcënojnë me vrasje zyrtarin e komunës

Policia në Graçanicë ka arrestuar dy të dyshuar, të komunitetit serb, babë e bir, të cilët pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh për taksa komunale e kanë sulmuar fizikisht zyrtarin komunal, të komunitetit serb.

Njëri prej të dyshuarve në stacion policor e ka kanosur verbalisht zyrtarin komunal me vrasje. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./