75 Mall Live Search
11:17 / E Hënë, 17 Maj 2021 / Blerim

Babë e djalë të suksesshëm në futbollin kosovar

Sezoni 2020/21 ka qenë mjaft interesant në të gjitha ligat e futbollit kosovar, ku dhuroi shumë të papritura dhe mbi të gjitha edhe lojë të bukur.

Ky sezon mjaft i veçantë ishte edhe për Leart Prapashticën, i cili arriti që të shpallet kampion i Kosovës me klubin e 2 Korrikut për grup-moshat U17.

Një gjë të tillë e kishte arritur edhe babai i tij, Naser Prapashtica në vitin 2014, ku kishte arritur që të shpallet kampion me klubin FC Llamkos, i cili tani është trajner i portierëve të Kombëtares së Kosovës U21.

Naser Prapashtica tregoi se në kohën kur ishte shpallur kampion, presidenti i FFK-së, Agim Ademi medaljen e tij ja kishte dhuruar Leartit kurse gjatë ditës së djeshme Learti prap pranoi medalje nga Agim Ademi mirëpo kësaj radhe këtë medalje kishte arritur që ta fitoj vetë ai.