14:48 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Babi i Agon Musliut: Kurti, Vitia dhe Sveçla dhanë urdhra për të më ndalur!

Babai i Agon Musliut, Naim Musliu ka drejtuar akuza në drejtim të tre zyrtarëve të lartë të LVV-së, Albin Kurtit, Xhelal Sveçlës dhe Arben Vitisë, për vdekjen djalit të tij.

Ai ka treguar se nuk kishte arritur të flas dhe ta shoh live djalin e tij, në Konviktet e Prishtinës.

“Polici më tha se nuk ki drejt, largoju për një sekond.  Kam tentu që a mundem ta shoh për dritare. Largohu, s’ki drejtë këtu. Urdhrat s’kanë ardhë prej policit, po prej dikujt kanë ardhur. Kurti, Sveqla dhe Vitia. Ata i kanë dhënë urdhërat”, është shprehur ai. /Indeksonline/