Babai i De Jong: Leo e thirri në telefon, por mezi kuptohej sepse Messi nuk flet anglisht
Transferimi i fundit i Barcelonës, Frenkië de Jong bëri bujë të madhe në publik, duke u cilësuar si transferim mjaft i qëlluar i katalunasve.
Rreth këtij transferimi ka folur babai i futbollistit, John de Jong, transmeton Indeksonline.
Ai në një radio holandeze ka treguar që Lionel Messi e kishte thirrur Frenkie de Jong dhe e kishte bindur që të transferohet tek kampionët e Spanjës.
“Kush e telefonoi Frenkien për të kaluar në Barcelonë? Messi. Por ishte e vështirë për ta kuptuar sepse Messi nuk flet anglisht.”
Frenkie de Jong që nga data një korrik e këtij viti do të jetë lojtar i Barcelonës./Indeksonline/
Dutch Radio DJ: “Who called Frenkie De Jong to come to Barcelona?”
— Stan (@FutbolStanV2) January 24, 2019
Frenkie De Jong’s dad: “Lionel Messi called Frenkie but it was hard because Messi can’t speak English”
? pic.twitter.com/QKVPt6MMx8