11:00 / E Enjte, 11 Prill 2024 / AR

Baby G – fermerëve: “Çunat që jeni këtu nuk jeni për Baby G”

Në “Ferma VIP”, djemtë që janë brenda, kanë shfaqur herë pas here simpati për vajzat, ku nuk kanë munguar edhe flirtet por gjithmonë brenda normave duke i respektuar ato.
Por nga ana e vajzave, deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Së fundmi, në një bashkëbisedim mes disa fermerëve, këngëtarja Baby G u shpreh se me asnjë nga çunat në “Ferma VIP” nuk e gjen veten në një romancë.
“Shumica janë të lidhura, 98% të janë të lidhura, por bëjnë sikur nuk janë. Baby G është e lidhur, e ka gjetur një kuzhinier. A e ke thënë vetë këtë”, tha Dijonisi.

“Unë nuk jam e lidhur dhe nuk nuk kam asnjë lidhje për të qenë e lidhur. Sidomos këtu, më falni por ju çunat që jeni këtu nuk jeni për Baby G”, iu kthye ajo.