14:13 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Baby G projekt muzikor me të dashurin, kjo është koha e lansimit!

Këngëtarja e famshme shqiptare, Baby G kohë më parë bëri publike lidhjen e saj me Lim Hoti.

Por, përveç kësaj dyshja kanë bashkuar forcat edhe për një projekt të përbashkët muzikor, shkruan Indeksonline.

Tashmë puna rreth kësaj kënge është finalizuar dhe është gati për tu lansuar, kështu ka bërë të ditur vet këngëtarja e cila ka dhënë detaje përmes një postimi në ‘Instagram’.

Gordana Kingji e njohur me emrin artistik, Baby G ka zbuluar se kënga mban titullin ‘Pretty Gangster’ dhe do të publikohet sot (e mërkurë) në ora 18:00./Indeksonline/