75 Mall Live Search
11:50 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / OSH

Baca Jakup nga gjykata: Kam qenë ministër, deputet e kryetar Parlamenti, por detyra në UÇK më ka flejtur më së shumti

Jakup Krasniqi ka thënë para gjykatës në Hagë se detyra e zëdhënësit që kishte në UÇK, ishte më e rëndësishmja në jetën e tij.

Në deklaratën e tij, Jakup Krasniqi, ka thënë se kjo detyrë ka qenë më e rëndësishmja edhe se ajo që kishte si ministër, deputet, apo kryetar i Parlamentit.

“Kam qenë ministër, deputet e kryetar Parlamenti, por detyra në UÇK më ka flejtur më së shumti. Ka qenë tepër e vështirë dhe në rrethana të vështira. Por ishim të vendosur, sepse kishim të drejtë të luftonim për liri. Në saje të asaj të drejte e fituam mbështetjen ndërkombëtare, pas së cilës formuam shtetin e Kosovës.

Veprat që pretendon aktakuza, asnjëra nga këto nuk qëndron. Në muajt në vazhdim do flasim më konkretisht. Jam tepër i mllefosur, sepse këtu gjendem pa të drejtë. Sikur një faj të vetëm ta kisha, do e ndjeja veten të turpëruar. Dua të jem në vendin tim, në familjen time”, ka thënë Jakup Krasniqi./Indeksonline/