75 Mall Live Search
19:36 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Bacca shpërthen në lot pasi fitoi titullin e Kampionit: Askush nuk e di çfarë kam kaluar

Ish-futbollisti i Sevillas, Milanit dhe Villarealit, Carlos Baccaka arritur të fitoj titullin e Kampionit në Kolumb, me Atletico Junior.

Junior u shpall fitoi titullin e kampionit për herë të dhjetë në historini, pasi mposhti Indipendiente Medellin pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.

Bacca u rikthye në këtë klub gjatë vitit 2022, 10 vite pasi u largua drejt Evropës, derisa këtë sezon shënoi 18 gola në 45 ndeshje.

Ai pas përfundimit të ndeshjes shpërtheu në lot , duke ia kushtuar titullin e kampionit nënës së tij të ndjerë:

“Askush nuk e di se çfarë kam përjetuar, – shpjegoi ai – Unë mbërrita këtu vonë sepse nëna ime donte të më shihte tek Junior, donte të më shihte përsëri kampion dhe golashënues. Unë nuk mund ta përmbushja ëndrrën e saj sepse ajo tashmë është në parajsë.”, deklaroi Bacca gjatë intervistës./IndeksOnline/