Baci “diss” qeveritarëve: Unë u nisa drejt Amerikës

Kryetari i AKR’së dhe deputeti, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se është nisuar për në vizitë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli njoftoi se pritet të marrë pjesë “në një ngjarje me miqtë amerikanë”.
Në Amerikë pritet të udhëtojnë edhe Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.
Por fatin e njëjt nuk e kanë ministrat e Qeverisë Kurti të cilëve iu është rekomanduar të shtyejn takimet në SHBA, për çka Pacolli edhe mund të ketë bërë “diss”./Indeksonline/